BOTA NA NJEH NËPËRMJET LIBRIT “KOSOVA”

aton Bislimi  Pesëmbëdhjetë vite më pare, po më këtë date, tek shqiptarët e Kosovës ishte kthyer edhe njëherë shpresa e vërtetë për lirinë.

 

 

 

 

Tani më që Kosova e lire dhe e pavarur po konsolidohet si shtet, përkundër të gjitha sfidave dhe barrierave që po e përcjellin e që i ka përpara, është koha që imazhi i saj dhe popullit të saj të debuton ashtu sic i ka hije në katër anët e botës.  Pesëmbëdhjetë vite më pare, Kosova u bë e njohur për ‘të madh e të vogël’ nënpër gjithë botën—për shkak të brutalitetit dhe mizorisë që po përjetonte populli i saj. Mirëpo, ‘shkëlqimi’ që pati Kosova atëherë, me kalimin e kohës normalisht se është shuar.

 E për një vend të ri, sikur Kosova, është shumë e rendësishme që imazhin e vet ta projektojë si duhet ndërkombëtarisht—dhe këtu, nuk nënkuptojmë vetëm anën politike të imazhit, dmth atë që bëhët përmes punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadave, Konsullatave, etj. Por, ndoshta edhe shumë më e rendësishme është projektimi i imazhit të Kosovën anekënd përmes fushave tjera—si sportit, kulturës, e shkencës.

 Në sport, shkëlqimi i Kosovës sa vjen e shtohet. Yje të shumta të sportit nga Kosova po ndricojnë nëpër Evropë e botë—qoftë në futboll, boks, xhudo, etj. Edhe në muzikë nuk jemi keq—yjet që i lindi ky vend i vogël po ndricojnë hit-listat e muzikës në Britani, SHBA, e gjetiu.

 Por, si duket ende kemi ngecë në shkencë e letërsi apo publikime relevante akademike. Skandalet e fundit ne UP e vertetojnë mungesën e një vizioni të duhur drejtë casjes në botën akademike të publikimeve—që realisht është një ndër fushat më me influence në krijimin e opinionit ndërkombëtar karshi vendit tone. Të pyesim, për shembull, sa libra të tipit akademik ose letrar të bazuar në të vërtetën, janë botuar në anglishtë, nën recension ndërkombëtar, nga autorë kosovarë? Mund të ketë ndonjë që unë nuk e dij, por dyshoj. E, ka me qindra të tillë nga autorët serbë e pro-sllavë që shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë historinë, kulturën, popullin, dhe vet të kaluarën e Kosovës, e që fatkeqësisht ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës nëpër botë. Po, ka edhe libra që janë bërë nga autorë të huaj e që e thojnë të vertetën (të paktën deri dikund) për Kosovën. Por, këto janë të pakta, shumë të pakta!

Së fundi, një shkrimtar e publicist i khtyer në historian bëri bujë në Kosovë e botën shqiptare me librin e tij në tre volume, “Kosova.” Autori në fjalë, Jusuf Buxhovi, u lavdërua e u kritikua, u përfolë e u nderua, nga qarqe të ndryshme intelektuale, akademike, e bile edhe politike nëpër gjithë trojet shqiptare. Libri i tij, “Kosova”, u ribotua disa here në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” në Houston. Duket se u ble hovshëm nga lexuesi shqiptar. Puna e tij është voluminoze. Referencat janë të shumta, dhe burimet kogja relevante. Nuk më takon mua të komentoj përmbajtjen në aspektin shkencor, sepse nuk jam historian. Mirëpo, në aspektin akademik, vepra e Buxhovit duket të jetë një punë që duhet konsideruar seriozisht si një projekt i rendësishëm i përmbledhjes së histories së këtij shteti të ri që nga koha e Pellazgëve e deri më tani. Sidoqoftë, vepra e Buxhovit nuk është as e para e me gjasë as e fundit për historinë tone.  Por, ajo që bëri Buxhovi, e respektivisht botuesi i tij në SHBA, z. Ramiz Tafilaj është me të vërtetë edhe historike edhe e para e llojit të vet.

 Një atdhetar i devotshëm përkundër fatktit që gati një gjysëm shekulli jete e kaloi në SHBA, një njeri i përkushtuar ndaj vendlindjes dhe popullit të vet, i pasionuar ndaj shkencës dhe letrares, dhe një vizionar që realisht ka kapur mu në dhjetëshe nevojën për ndërtimin e mire të imazhit të Kosovës, z. Ramiz Tafilaj dhe shtëpia e tij botuese, Jalifat Publishing, e bënë historike vepren e Buxhovit sepse e përkthyen atë në Anglishte dhe e botuan ndërkombëtarisht duke e bërë kështu trilogjinë e pare të një autori shqiptar të botuar ndërkombëtarisht në gjuhën angleze.

 Në javët e kaluara, Buxhovi i shoqëruar nga Tafilaj, paten rastin ta promovojnë librin në disa vende nëpër SHBA—në universitete, takime me komunitetin, librari, etj. Libri tani gjendet për blerje edhe online dhe përmes rrejtit ndërkombëtar te distribuimit që Jalifat Publishing si një botues me bazë në SHBA ka, “Kosova” tanimë është prezente nga Alaska në Brazil e Argjentinë, nga British Columbia në Japoni, si dhe nga Kina në Australi.

 

Se vepra e Buxhovit mund të ketë vend për kritikë, nuk diskutohet; por se ajo, me përkrahjen vetmohuese dhe tejet të kushtueshme të z. Tafilaj po bëhet libri i pare, i një autori nga Kosova, i botuar dhe distribuuar ndërkombëtarisht në gjuhën angleze paraqet thyerjen me të rendësishme të miteve dhe historive të njëanëshme të serbëve e pro-sllavëve që deri më tani e kanë patur primatin nëpër libraritë e bibliotekat e vendeve të ndryshme të botës.

 

Projekti i z. Tafilaj për ta përkthyer dhe botuar ndërkombëtarisht librin e Buxhovit nuk ishte e as nuk është i ndërlidhur me promovimin e autorit, më shumë se sa me promovimin e historisë së vendit dhe popullit tonë. Kur ky libër në tre volume do zërë vend nëpër bibliotekat më të rendësishme të botës akademike nëpër gjithë globin, ai do të jetë një reference bazike për akademikët, politikbërësit, opinion-krijuesit e huaj, në lidhje me Kosovën. “Kosova” tani më do të jetë një përfaqësues i qetë, i urtë, por definitivisht i rendësishëm dhe shumë i nevojshëm për shtetin tone të ri nëpër mbarë botën.

 Lufta që Kosova tani duhet ta fitojë është ajo e diplomacisë publike dhe intelektuale, përtej asaj zyrtare. Kështu, projektet si ky i fundit me “Kosovën” i z. Tafilaj janë përgjigja më adekuate kundrejtë propagandës disa shekullore serbe ndaj shqiptarëve. Ne jemi ende mbrapa në këtë drejtim, por si duket kemi një fillim të mbarë. Andaj, uroj që pesëmbëdhjetë vite pas fillimit të fitores ushtarake të Kosovës ndaj Serbisë, po fillojmë edhe fitoren në sferën e publicistikës akademike dhe displomacisë publike.

 

Faton Bislimi, ligjërues i lendëve të zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, është studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada.

 

Last modified on Tuesday, 25 March 2014 14:14

Source: http://www.botapress.info/index.php/opinio...

Njohja e “Kosovës” nëpër Botë

Pesëmbëdhjetë vite më pare, po më këtë date, tek shqiptarët e Kosovës ishte kthyer edhe njëherë shpresa e vërtetë për lirinë. Sulmet e NATO-s kundër Serbisë dhe ish-Jugosllavisë së asaj kohe, kishin shënuar edhe intervenimin e parë ushtarak në historinë e NATO-s. Bota tani më kishte kuptuar se lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi ishte gjithësesi e drejtë. Djemtë dhe vashat më të mira të kombit, nën siglën e UCK-së, tani më po shndërroheshin në heronjë e heroina të gjalla. Sensibilizimi ndërkombëtar i çështjes së Kosovës, që nga viti 1989 e deri në fillimin e luftës, e kishte trasuar kogja mire rrugën drejtë përkrahjes ndërkombëtare, e vecanërisht asaj Amerikane, ndaj kauzës sonë kombëtare.
Tani më që Kosova e lire dhe e pavarur po konsolidohet si shtet, përkundër të gjitha sfidave dhe barrierave që po e përcjellin e që i ka përpara, është koha që imazhi i saj dhe popullit të saj të debuton ashtu sic i ka hije në katër anët e botës. Pesëmbëdhjetë vite më pare, Kosova u bë e njohur për ‘të madh e të vogël’ nënpër gjithë botën—për shkak të brutalitetit dhe mizorisë që po përjetonte populli i saj. Mirëpo, ‘shkëlqimi’ që pati Kosova atëherë, me kalimin e kohës normalisht se është shuar.
E për një vend të ri, sikur Kosova, është shumë e rendësishme që imazhin e vet ta projektojë si duhet ndërkombëtarisht—dhe këtu, nuk nënkuptojmë vetëm anën politike të imazhit, dmth atë që bëhët përmes punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadave, Konsullatave, etj. Por, ndoshta edhe shumë më e rendësishme është projektimi i imazhit të Kosovën anekënd përmes fushave tjera—si sportit, kulturës, e shkencës.
Në sport, shkëlqimi i Kosovës sa vjen e shtohet. Yje të shumta të sportit nga Kosova po ndricojnë nëpër Evropë e botë—qoftë në futboll, boks, xhudo, etj. Edhe në muzikë nuk jemi keq—yjet që i lindi ky vend i vogël po ndricojnë hit-listat e muzikës në Britani, SHBA, e gjetiu.
Por, si duket ende kemi ngecë në shkencë e letërsi apo publikime relevante akademike. Skandalet e fundit ne UP e vertetojnë mungesën e një vizioni të duhur drejtë casjes në botën akademike të publikimeve—që realisht është një ndër fushat më me influence në krijimin e opinionit ndërkombëtar karshi vendit tone. Të pyesim, për shembull, sa libra të tipit akademik ose letrar të bazuar në të vërtetën, janë botuar në anglishtë, nën recension ndërkombëtar, nga autorë kosovarë? Mund të ketë ndonjë që unë nuk e dij, por dyshoj. E, ka me qindra të tillë nga autorët serbë e pro-sllavë që shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë historinë, kulturën, popullin, dhe vet të kaluarën e Kosovës, e që fatkeqësisht ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës nëpër botë. Po, ka edhe libra që janë bërë nga autorë të huaj e që e thojnë të vertetën (të paktën deri dikund) për Kosovën. Por, këto janë të pakta, shumë të pakta!
Së fundi, një shkrimtar e publicist i khtyer në historian bëri bujë në Kosovë e botën shqiptare me librin e tij në tre volume, “Kosova.” Autori në fjalë, Jusuf Buxhovi, u lavdërua e u kritikua, u përfol e u nderua, nga qarqe të ndryshme intelektuale, akademike, e bile edhe politike nëpër gjithë trojet shqiptare. Libri i tij, “Kosova”, u ribotua disa here në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” në Houston. Duket se u ble hovshëm nga lexuesi shqiptar. Puna e tij është voluminoze. Referencat janë të shumta, dhe burimet kogja relevante. Nuk më takon mua të komentoj përmbajtjen në aspektin shkencor, sepse nuk jam historian. Mirëpo, në aspektin akademik, vepra e Buxhovit duket të jetë një punë që duhet konsideruar seriozisht si një projekt i rendësishëm i përmbledhjes së histories së këtij shteti të ri që nga koha e Pellazgëve e deri më tani. Sidoqoftë, vepra e Buxhovit nuk është as e para e me gjasë as e fundit për historinë tone. Por, ajo që bëri Buxhovi, e respektivisht botuesi i tij në SHBA, z. Ramiz Tafilaj është me të vërtetë edhe historike edhe e para e llojit të vet.
Një atdhetar i devotshëm përkundër fatktit që gati një gjysëm shekulli jete e kaloi në SHBA, një njeri i përkushtuar ndaj vendlindjes dhe popullit të vet, i pasionuar ndaj shkencës dhe letrares, dhe një vizionar që realisht ka kapur mu në dhjetëshe nevojën për ndërtimin e mire të imazhit të Kosovës, z. Ramiz Tafilaj dhe shtëpia e tij botuese, Jalifat Publishing, e bënë historike vepren e Buxhovit sepse e përkthyen atë në Anglishte dhe e botuan ndërkombëtarisht duke e bërë kështu trilogjinë e pare të një autori shqiptar të botuar ndërkombëtarisht në gjuhën angleze.
Në javët e kaluara, Buxhovi i shoqëruar nga Tafilaj, paten rastin ta promovojnë librin në disa vende nëpër SHBA—në universitete, takime me komunitetin, librari, etj. Libri tani gjendet për blerje edhe online dhe përmes rrejtit ndërkombëtar te distribuimit që Jalifat Publishing si një botues me bazë në SHBA ka, “Kosova” tanimë është prezente nga Alaska në Brazil e Argjentinë, nga British Columbia në Japoni, si dhe nga Kina në Australi.
Se vepra e Buxhovit mund të ketë vend për kritikë, nuk diskutohet; por se ajo, me përkrahjen vetmohuese dhe tejet të kushtueshme të z. Tafilaj po bëhet libri i pare, i një autori nga Kosova, i botuar dhe distribuuar ndërkombëtarisht në gjuhën angleze paraqet thyerjen me të rendësishme të miteve dhe historive të njëanëshme të serbëve e pro-sllavëve që deri më tani e kanë patur primatin nëpër libraritë e bibliotekat e vendeve të ndryshme të botës.
Projekti i z. Tafilaj për ta përkthyer dhe botuar ndërkombëtarisht librin e Buxhovit nuk ishte e as nuk është i ndërlidhur me promovimin e autorit, më shumë se sa me promovimin e historisë së vendit dhe popullit tonë. Kur ky libër në tre volume do zërë vend nëpër bibliotekat më të rendësishme të botës akademike nëpër gjithë globin, ai do të jetë një reference bazike për akademikët, politikbërësit, opinion-krijuesit e huaj, në lidhje me Kosovën. “Kosova” tani më do të jetë një përfaqësues i qetë, i urtë, por definitivisht i rendësishëm dhe shumë i nevojshëm për shtetin tone të ri nëpër mbarë botën.
Lufta që Kosova tani duhet ta fitojë është ajo e diplomacisë publike dhe intelektuale, përtej asaj zyrtare. Kështu, projektet si ky i fundit me “Kosovën” i z. Tafilaj janë përgjigja më adekuate kundrejtë propagandës disa shekullore serbe ndaj shqiptarëve. Ne jemi ende mbrapa në këtë drejtim, por si duket kemi një fillim të mbarë. Andaj, uroj që pesëmbëdhjetë vite pas fillimit të fitores ushtarake të Kosovës ndaj Serbisë, po fillojmë edhe fitoren në sferën e publicistikës akademike dhe displomacisë publike.

Faton Bislimi, ligjërues i lendëve të zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, është studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada.

Source: http://illyriapress.com/njohja-e-kosoves-n...

Jusuf Buxhovi Speaks with Voice of America

Besim Abazi

09.03.2014

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, thotë se është detyrë e autorëve shqiptarë që versionin e tyre të historisë së Kosovës ta bëjnë sa më të pranishëm në botë. Para pak ditësh zoti Buxhovi ishte në Shtetet e Bashkuara për të promovuar librin e tij Kosova. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ai tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha proceset politike. Me zotin Buxhovi bisedoi korrespondenti ynë në Prishtinë, Besim Abazi.

America, Kosova Needs You Once More!

usuf Buxhovi* was the honor guest at the event organized by The Pan-Albanian Federation of America VATRA, celebrating the Sixth Anniversary of the Independence of Kosova that took place in New York on February 16, 2014.  In his keynote speech, Buxhovi acknowledged with gratitude the role of the Albanian Diaspora and everyone else who helped Kosova in her struggle for freedom and, especially the United States of America for leading the NATO Coalition in saving her population from genocide and ethnic cleansing and, ultimately, leading to independence. After he mentioned the commitment of Albanians to the principles of the Western Civilization where they belong, Mr. Buxhovi appealed for help from United States, to safeguard the process of building a stable and successful Independent and sovereign state, a process that is at risk of being irreparably compromised by the negotiations with Serbia, mediated by the European Union. We bring here the speech translated in English:

 America, Kosova Needs You Once More!

- See more at: http://gazetadielli.com/america-kosova-needs-you-once-more/#sthash.mgiWQo0s.W82yAwfT.dpuf

Read More

“Kosova” në gjuhën angleze e Jusuf Buxhovit u promovua në Nju Jork - See more at: http://gazetadielli.com/kosova-ne-gjuhen-angleze-e-jusuf-buxhovi-u-promovua-ne-nju-jork/#sthash.smOk0v0V.dpuf

Nga Nju Jorku, botimi në anglisht i veprës “Kosova” të professor Isuf Buxhovit merr rrugëne promovimeve  para lexuesve amerikanë. Promovimi i librit të autorit Jusuf  Buxhovi thotë shtëpia botuese dhe shkrimtari do të vazhdojnë rrugëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara, mbas Nju Jorkut, në Detroit dhe Çikago/

Nga Beqir Sina, Bronx – Nju Jork/

BRONX NEW YROK : Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane në lidhje me Monroe College mbajti përzemërsisht të dielën pasdite një leksion nga profesori i njohur botën shqiptare, Jusuf Buxhovi,( 23 shkurt 2014) në King Hall të Kolegjit Monroe në Bronx- Nju Jork, duke bërë promovimin veprës së professorit kosovar Isuf Buxhovi, në rrugëtimin e tij, nëpër univeristetet amerikane.Veprimtarinë e drejtojë ish Assemblymani dhe  anëtar i hershëm i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, avokati Stephen B. Kaufman, presidentit AASF, zoti Esad A. Rizai dhe Zëvendës – presidenti i saj – profesor Haxhi Berisha, të cilët ishin dhe organizatorët e këtij promovimi ku morën pjesë dhjetra vetë.Në këtë përmovim foli edhe botuesi i kësaj vepre në anglisht Ramiz Tafilaj nga kompania “Jalifat Publishing”, ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në Nju Jork, Dean Karenann Carty, nën/presidente e Çështjeve Akademike e kolegjit Monroe, Esad Rizai, dhe vetë professor Buxhovi, i cili në fund edhe iu përgjigjë interesimit të pyetjeve nga auditori lidhur me këtë vepër.

- See more at: http://gazetadielli.com/kosova-ne-gjuhen-angleze-e-jusuf-buxhovi-u-promovua-ne-nju-jork/#sthash.smOk0v0V.dpuf

Read More

Kosova” Para Lexuesve Amerikanë: omovimi i librit të autorit Jusuf Buxhovi do të mbahet në një institucion arsimor në New York më 23 shkurt

 

19 shkurt 2014

KUMTESË PËR SHTYP

Jalifat Publishing do ta paraqesë për herë të parë botimin anglisht të veprës “Kosova” para lexuesve amerikanë. Promovimi i librit të autorit Jusuf Buxhovi do të mbahet në një institucion arsimor në New York më 23 shkurt, ndërkohë që shtëpia botuese dhe shkrimtari vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Jalifat Publishing - logo.jpg

Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, në bashkëpunim me Monroe College dhe shtëpinë botuese Jalifat Publishing, kanë ftuar z. Buxhovi të flasë para studentëve dhe profesorëve të kolegjit. Ish-anëtari i Asamblesë Shtetërore të New Yorkut, Stephen B. Kaufman, do ta drejtojë ceremoninë, ndërsa kryetari i Fondacionit, z. Esad A. Rizai, dhe nënkryetari Haxhi Berisha do ta paraqesin Prof. Buxhovin.

Vepra “Kosova” e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, botuar në tri vëllime, ka prirë si libri më i shitur në vend për vitet 2012 dhe 2013. Njëkohësisht, “Kosova” është edhe libri më i shitur ndonjëherë në historinë e vendit. Përkthimi anglisht i tri vëllimeve ka dalë nga shtypi në fund të vitit të kaluar me titujt: “Dardania in Ancient and Medieval Times”, “The Ottoman Empire” dhe “From Occupation to International Protectorate”. Vepra është botuar ekskluzivisht nga shtëpia Jalifat Publishing, me seli në Houston të Texasit.

Jusuf Buxhovi është shkrimtar, historian dhe publicist. Romanet e tij janë shpërblyer me çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Për dekada me radhë, z. Buxhovi jetoi në Bonn të Gjermanisë, ku shërbeu si korrespondent i gazetës “Rilindja”. Në Gjermani filloi një punë të gjatë gjurmimesh për historinë. Më 1989, bashkëthemeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës në emër të përpjekjes së intelektualëve për krijimin e shtetit të Kosovës. Tani jeton në Prishtinë ku vazhdon të merret me veprimtari letrare, akademike e publicistike.

Buxhovi English.jpg

Kosova author Jusuf Buxhovi to Lecture at Monroe College, Bronx New York

The Albanian-American Society Foundation Inc. and the Sons & Daughters of Albania in America Inc, in conjunction with Monroe College cordially invite you to attend a lecture given by world famous Professor Jusuf Buxhovi on Feb. 23rd at 3:00pm at Monroe College's King Hall (2501 Jerome Ave. Bronx, NY). Former NY State Assemblyman Stephen B. Kaufman will be emceeing the event and AASF president Esad A. Rizai and Vice-President Haxhi Berisha will be introducing Prof. Buxhovi.

AASF Press Release.jpg

Deja Vu by Esad Dujaka released in Prishtine, Kosova

ujaka promovoi librin “Deja vu”

Publikuar: 2014-02-12 16:34:16

Gazetari Esad Dujaka, ka deklaruar se gazeta “Rilindja”, ka folur shqip dhe në këtë gjuhë edhe frymoi, ku në kohët më të vështira nëpër të cilën po kalonte populli shqiptarë i Kosovës, dëshmoi së është pjesë e pandarë e saj

esadi -3.jpg

Kreshnik Bekteshi
Fotografitë: Ridvan Slivova

Ata të cilët dinë të shkruajnë dhe kanë çfarë të thonë për gazetën “Rilindja”, mos të hezitojnë që të tregojnë sepse është koha e fundit që të rinjtë duhet të dinë rreth historikut të kësaj gazete, ka qenë një ndër apelet e doajenit të gazetarisë shqiptare në Kosovë, Esad Dujaka i cili në praninë e miqve dhe dashamirëve të shkrimeve të tij, ka promovuar të mërkurën në mesditë librin “Deja vu”, kushtuar gjashtëdhjetë e nëntë vjetorit të gazetës “Rilindja”. Autori Dujaka ka përzgjedhur shkrimet dhe intervistat në mënyrë kronologjike duke bërë përpjekje për të ruajtur ato shkrime të kohës që pasqyrojnë zhvillimin shoqëroro-politik nëpër të cilën kishte kaluar vite më parë Kosova.


esadi -2.jpg

Esad Dujaka

Gazetari Esad Dujaka, ka deklaruar se gazeta “Rilindja”, ka folur shqip dhe në këtë gjuhë edhe frymoi, ku në kohët më të vështira nëpër të cilën po kalonte populli shqiptarë i Kosovës, dëshmoi së është pjesë e pandarë e saj.
“Gazeta “Rilindja” është pjesë e pashlyeshme e shqiptarëve. Njëkohësisht kjo gazetë ishte edhe abetare e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht në këtë datë para gjashtëdhjetë e nëntë vitesh në Prizrenin legjendar iu dha emri gazetës “Rilindja”, nga i madhi shkrimtar Esad Mekuli. U bëj apel të gjithë atyre të cilët po përçahen me etiketime të ndryshme se le t’ia lënë kohës dhe historisë që ta dëshmoj se kush ishin në fakt personalitetet e njohura të kombit tonë”, ka thënë Dujaka, i cili më pas shtoi se botimit të këtij libri i ka hyrë krejt rastësisht me “fajin” e mikut të tij Njazi Ejupit. 
“Ai më tha se përse nuk i mbledh shkrimet tua për t’i bërë bashkë në një libër, mirëpo përgjigja ime ndaj pyetjes së tij ishte se kjo kërkon mund të madh dhe kohë. Mirëpo ishte bukur vështirë që të mblidhen gjithë ato shkrime dhe më pas të seleksionohen për botim. Për këtë e falënderoj edhe Ramë Manajn i cili më mundësoi që t’i qasem arkivave të shkrimeve të cilat ruhen në arkivat shtetërore”, tha Dujaka.

Ruzhdi Panxha

Nga ana tjetër, recensenti i librit “Deja vu”, Ruzhdi Panxha, ka thënë se autori Dujaka zgjodhi këtë datë simbolike për të botuar shkrimet autoriale të tij në “Rilindja”, “Zëri i Kosovës ”, “Kosova sot”, që të jepet një tablo më pasqyruese mbi jetën dhe mënyrën e të menduarit e shoqërisë për të ngritur dhe mbajtur sa më lartë idealet dhe pasionet për një të ardhme të ndritshme.
“Lirisht sot mund të themi se me guxim dhe largpamësi e përkushtim u trajtuan çështjet më të ndjeshme të kohës dhe vështirësive të cilët i kaloi populli shqiptar i Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, që u trajtuan në shkrimet e zotëri Dujakës dhe po ashtu të brezit të tij. Në këtë përvjetor duhet të kujtojmë peshën dhe rëndësinë e botimit të gazetës “Rilindja”, ku mund të thuhet se ishte dritare e fuqishme për të gjithë shqiptarët e ish-Jugosllavisë, e të mendohet se a ka mbetur forcë që të rikthejë fuqishëm si dikur këtë zë që shumë breza u rritën për një kohë të gjatë”, tha Panxha.

Nijazi Tafilaj

Kurse, Nijazi Tafilaj nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, ka thënë se ende më shumë duhet të shkruhen libra për sa i përket historikut të gazëtës “Rilindja”
“Kam kënaqësi të veçantë që gjendem në mesin e doajenëve të gazetarëve të gazetës “Rilindja”. Dhashtë Zoti që këso promovime të kemi sa më shumë”, ka theksuar ai.
Ky libër që përmban gjithsejtë 152 faqe të ndara në tri pjesë sipas periudhave kohore kur u shkruan gjatë viteve sa ishte duke punuar Dujaka si gazetar në gazetën “Rilindja”, u tha se është fryt i bashkëpunimit me shtëpinë botuese “Jalifat Publishing” kurse ky libër është shtypur në shtypshkronjën Prograg në Prishtinë.


Esad Dujaka, u lind më 15 qershor 1945 në Gjakovë. Gjatë karrierës 45 vjeçare në gazetari, punoi në revistën javore “Zëri i Rinisë”, Televizionin e Prishtinës, “Rilindja”, “Bujku”, “Kosova Sot” dhe në RTV 21. Ky është libri i tij i dytë, në të cilin janë përfshirë shkrimet më të zgjedhura që kanë një kontinuitet për nga përmbajtja për gjatë 45 vjetëve aktive të këtij autori në gazetari./KultPlus.com

Source: http://kultplus.com/?id=5&l=1851

Euro-premiera e “Kosovës” e J.Buxhovit në Lubjanë

Shkrimtari dhe historiani slloven Drago Flis “Kosovën” e vlerësoi si referencë të rëndësishme historiografike që vjen nga një autor shqiptar, ndërsa autori Buxhovi botimin ne anglsht të kësaj vepre e quajti dritare të hapur për të verteten historike në përmasat ndërkombëtare. Autori u ndal edhe te rikthimi I atmosferes se linqimit publik të disa intelektualëve nga militantët e ideologjisë totalitare

Lubjanë, 21 janar 2014.-

Me promovimin e mbremshem në Lubjanë, të organizuar nga shoqata e miqësisë shqiptaro-sllovene “Dardania” e Lubjanës, filloi euro-premiera e veprës historiografike “Kosova” e Jusuf Buxhovit e përkthyer në gjuhën angleze. Me këtë rast, autori Buxhovi, deklaroi se premiera e perurimit europian të “Kosovës” në Slloveni nuk ishte e rastësishme, por pjesë e një “fushate” kulturore dhe shkencore, nëpërmes së cilës duhet t’i përgatitet rruga njohjes së të vertetës për historinë tonë nga ana e qarqeve intelektuale, politike dhe shkencore europiane, në mënyrë që të hiqen shumë nga paragjykimet për shqiptarët si popull me histori të mjegulluar dhe të tjera të përhapura nga historiografia serbomadhe dhe ajo ruse nga fillimet e shekullit XIX e tutje, me anën e të cilave është deshtë të përgatitet terreni për eleminimin shpirtëror dhe fizik të shqiptarëve nga hapësirat e tyre etnike në të cilat gjenden nga antikiteti e tutje.

Duke u ndërlidhur me këtë, publicisti dhe historiani slloven Drago Flis, i cili njëherash kishte fjalën kryesore në këkë promovim, tha se botimi në anglisht I “Kosovës” është një ndihmesë e madhe, që si referencë shkencore, t’i qirret maska propagandës së tillë hegjemoniste nga Beogradi, e cila ka anatemuar dhe dëmtuar jo vetëm shqiptarët por edhe popujt tjerë të Ballkanit, ndaj të cilëve ka pasë pretendime hegjemoniste, duke përfshirë edhe atë të popullit slloven, të cilën në masë të madhë e ka ndikuar, që për fat të keq, edhe sot e gjithëditën mban peng edhe një pjesë të mirë të historianëve nga qarqet institucionale. Por, sipas Flis, veprat si “Kosova” të cilat jo rastësisht janë sulmuar ashpër nga akademikët e Beogradit, me siguri se do të krijojnë rrethana që opinion botërorë, por edhe historiografia, pak nga pak, të lirohet nga këto klishe, meqë përpara ka një të vertetë tjetër nga ajo që u është plasuar nga Beogradi dhe kuzhinat qubrilloviqiane. Me këtë rast, Drago Fkis, theksoi se Buxhovi dhe autorët si ai, që marrin guximin të merren me qeshtje të tilla, nuk duhet të mbeten të vetmuar, port ë përcillen edhe me projekte të tjëra të ngjashme me të cilën do t’i qirret maska kesaj propaganda morbide që ka prodhuar gjenocide, të cilave shqiptarët u kanë paguar një qmim të madh dhe mund t’i paguajnë edhe më tutje po qe se nuk vetëdijesohen t’i kundërvihen.

Në vazhdën e vlërësimit të veprës, Drago Flis, theksoi se “Kosova”, krahas frymes kritike ndaj historiografisë serbomdhe dhe koncepteve të saj antishkencore, në kuadër të këtyre rishqyrtimeve, me ngritjen e qeshtjes së Veneteve si fis I njohur ilir, u ka dhënë ndihmesë të mirë edhe atyre historianëve sllovenë, të cilët mendojnë se sllovenët lidhen me këtë fis ilir dhe jo me sllavët e jugut, siq pretendohet nga Beogradi.

Për librin si një projekt I dobishëm, që ngrit shumë qeshtje të cilave hostoriogafia ideologjike dhe ajo folklorike ia ka shtrembëruar esencen, folën edhe I dërguari i Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni Ardian Simoni, diplomati I njohur shqiptar Ramadan Mamurllaku dhe Martin Berisha, të cilët theksuan se perkthimi angisht I kësaj vepre si dhe nisja e saj për në Evropë nga Sllovenia paraqet një ndihmesë të madhe për përhapjen e të vërtetës historike për shqiptaret.

Autori Buxhovi, me këtë rast deklaroi se nuk ka bërë tjetër pos që ka hapur gamën e vrojtimit historik nga ajo ilire ku ishte deri më tani te pellazgët, duke nxjerrë në plan të parë qështën dardane dhe të Dardanisë si një faktor I rëndësishëm I antikitetit, të minimizuar ose të përjashtuar nga korniza historike, prej nga pastaj lindin ato boshllëqe dhe gjoja paqartësi, të cilat I ka shfrytëyuar historiografia serbomadhe që të shohë historinë tonë pa kontinuitet dhe jashtë themeleve të antikitetit.Në fund të fjalës Buxhovi u ndal edhe te aktualiteti politik I Kosëovës si dhe telashet me të cilat po ballafaqohet pikërisht pse shteti I Kosovës është projektuar dhe është parë më sa më pak histori, që duhet të jëtë e përjashtuar nga thellësia dhe mesjeta, gjë që ka bërë që edhe krihtërimi t’I dhurohet Beogradit. Me këtë rast Buxhovi tha se kjo ka bërë që ndaj veprës së tij të ballafaqohet me fushata herë të hapura e herë tinzare, që nuk kanë qenë ndryshe pos si ato të Beogradit. Buxhovi, madje tha se kohëve të fundit po vërehen edhe shenjat e linqimeve publike ndaj atyre që përpiqen ta thonë të vërtetën historike ndryshe nga koncepet ideologjike, nga të cilat nuk është liruar historiografia institucionale e Tiranës dhe e Pishtinës!

Në këtë promovim, mori pjesë edhe botuesi i “Jalifat Publishing”,Besim Tafilaj, i cili, pos tjerash, tha se shtëpia e tij botuese edhe më tutje do ta përkrah afirmimin e “Kosovës” në botë, duke njotuar se për këtë vepër po tregohet interesim I madh, gjë që ajo tashmë po përkthehet në gjuhën serbe (botimi pritet nga fundi I këtij viti) siq pritet edhe fillimi I përkthimit në tuqisht dhe gjermanisht.

Dardania Hosts Jalifat Publishing and Jusuf Buxhovi in Ljubljana, Slovenia

On Monday, Jan. 20th, 2014 the Albanian - Slovenian Association "Dardania" hosted Jalifat Publishing and Kosova author, Jusuf Buxhovi, for a panel discussion in the capital city of Slovenia, Ljubljana. The evening, moderated by the Slovenian history scholar Drago Flis, featured an in depth discussion with Buxhovi regarding his 3 volume series Kosova. During this discussion Buxhovi discussed the important role Slovenia played in the formation of an independent Kosova.

Besim Tafilaj addressed the public on behalf of Jalifat Publishing and discussed the extensive work that Jalifat did for the translation of the book. He also indicated that Jalifat is working on the further translation of Kosova into both Serbian and Turkish. Tafilaj thanked Dr. Agron Millaku, president of Dardania and Nusret Jashari president of Nussi Studio Consulting for organizing and sponsoring the event.

The event was followed by a book signing and cocktail party where the attendees had the opportunity to speak with the Buxhovi and Tafilaj on a more intimate basis

bsloveni2.jpg


The Albanian-Slovenian Association "Dardania" to host Kosova promotional event in Ljubljana, Slovenia

Kosova makes its way to the first country formed from the dissolution of former Yugoslavia to be accepted into the European Union.

On January 20, 2014, the Albanian-Slovenian Association Dardania will host Jalifat Publishing and Jusuf Buxhovi in Ljubljana, Slovenia for a panel discussion and book signing.

The event, sponsored by Nussi Studio Consulting, will be held at the Austria Trend Hotel.  Among the many speakers at the event will be Dardania Association President Agron Millaku, Kosova Ambassador to Slovenia Nexhmi Rexhepi, and Writer’s Association President Veno Taufer.

The event will begin promptly at 19:00 and is expected to run until 21:00. 

Dardania Slovenia.jpg

New Shipment of Kosova (English) by Jusuf Buxhovi on its Way to US

We only have about 3 sets of the English version of Kosova by Jusuf Buxhovi left! The good news is the next shipment just left our press partner ProGraph in Prishtina and is on its' way to the United States. While you are waiting for this shipment to come in, why not check out some of the other great titles by Jalifat Publishing available through our website or on Amazon?!?! You can also reserve your copy of Kosova by emailing us through our website or in-boxing us here on facebook!

 

image-f1655a85be1342f37c689310645b63ccc4b27202c29b7846cc278e05f17b2b4a-V.jpg

Është promovuar “Kosova” e Buxhovit në anglisht

From Kosha.net : Publikuar: 22.11.2013 - 09:26

 

f1_22buxhovi1385108670.jpg

Prishtinë, 22 nëntor - Në praninë e shumë personaliteteve, duke përfshirë edhe ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë, promovimi i librit “Kosova”, në gjuhën angleze, të autorit Buxhovi, është vlerësuar të jetë një hap i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Pas përkthimit në gjuhën angleze, libri është duke u përkthyer edhe në gjuhën serbe dhe në atë turke.Njëri ndër hapat më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, mënyrë adekuate për t’i rrëfyer botës historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës, veprim që do t’i kundërvihet historianëve politik antishqiptar dhe historive e propagandës së tyre. Kështu është vlerësuar të enjten libri i Jusuf Buxhovit, “Kosova”, teksa është promovuar e përkthyer në gjuhën angleze, transmeton KultPlus.Pas kësaj, puna e historianit kosovar pritet që së shpejti të bie në duart e lexuesve joshqiptar, përkatësisht tek lexuesit evropian dhe ata amerikanë.

 “Kosova 1,2,3” është botuar nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, pronari i së cilës, Ramiz Tafilaj, e ka marrë përsipër që botimin ta bëjë me paratë e tij, duke e liruar autorin nga një barrë e madhe. I pranishëm në ceremoninë e promovimit, ku përveç qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe diplomatë të vendeve perëndimore, Tafilaj ka thënë se është i nderuar që ka arritur ta botojë kompletin e Buxhovit në gjuhën angleze.

Ai ka thënë se ndonëse kanë qenë të angazhuar disa përkthyes dhe gjuhëtarë, pas vështirësive të shumta barrën kryesore e ka marrë Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi. 

“Besoj që gjatë përkthimit nuk kemi lëshuar ndonjë gjë të pakuptueshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq, recensenti i librit, Ramadan Musliu, ka thënë se botimi i librit në gjuhën angleze e tejkalon çdo përmasë, ngase nuk bëhet fjalë për një libër të rëndomtë, por për afirmimin e një historie të panjohur të Kosovës dhe popullit të saj.

“Libri i studiuesit Buxhovi doli në shqip në fillim të vitit 2012 dhe deri në përkthimin anglisht pati një receptivitet nga nivele të ndryshme të publikut, me një histori shumë komplekse dhe shumë paradoksale. Reagimi i parë ndaj botimit erdhi nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë, si mohuesit e parë të një pune kolosale të autorit”, ka thënë ai.

Vetë autori i librit, Buxhovi, ka thënë se autori ndjehet mirë në dy momente, siç ka thënë ai, kur krijohet koncepti i veprës, dhe kur shikon se vepra ka filluar ta bëjë jetën e vet.